Shoqata shqiptare O.R.L.u themelua ne vitin 1994. Sapo u hodh ideja per krijimin e saj u mendua t’i vendosej emri i Prof. Besim Zyma. Per te gjithe mjeket otojater shqiptare emri i profesorit donte te thoshte shume, ai ishte themeluesi i sherbimit O.R.L. ne vendin tone. Me emrin e tij ishin te lidhura te gjitha nderhyrjet operatore ne fushen O.R.L si dhe maksillofaciale, nga me te thjeshtat deri ne me te veshtirat, te krahasueshme me ato qe realizoheshin ne vendet e tjera me te zhvilluara. Ai ishte mesuesi dhe drejtuesi i mjekeve te pare O.R.L ne te gjithe vendin tone. Lexo me teper >