Shoqata shqiptare O.R.L.u themelua  ne vitin 1994. Sapo u hodh ideja per krijimin e saj u mendua t’i vendosej emri i Prof. Besim Zyma. Per te gjithe mjeket otojater shqiptare emri i profesorit donte te thoshte shume, ai ishte themeluesi i sherbimit O.R.L. ne vendin tone. Me emrin e tij ishin te lidhura te gjitha nderhyrjet operatore ne fushen O.R.L si dhe maksillofaciale, nga me te thjeshtat deri ne me te veshtirat, te krahasueshme me ato qe realizoheshin ne vendet e tjera me te zhvilluara. Ai ishte mesuesi dhe drejtuesi i mjekeve te pare O.R.L ne te gjithe vendin tone.

Sherbimi O.R.L. u hap per here te pare ne Shqiperi nga Profesori ne vitin 1932; ai e nderpreu punen vetem ne vitin 1983 kur u nda nga jeta. Pra, breza te tere mjekesh te mesuar prej tij, te asistuar prej tij, te shperndare ne te gjitha qytetet e vendit tone.

Ne tetor te vitit 2003 u arrit qe edhe sherbimi O.R.L. prane Q.S.U.T-se te quhej “Besim Zyma”, pas aprovimit nga Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti i Mjekesise. Me kete rast nga Presidenti i Republikes se Shqiperise Z.Alfred Moisiu i jepet Prof.Besim Zyma urdheri ‘‘Mjeshter i Madh’’ me motivacionin “ Per kontribut te shquar ne fushen e mjekesise ne ngritjen dhe zhvillimin e sherbimit te otorinolaringologjise, si dhe aktivitetin e tij publik, humanitar dhe shoqeror”.  Ne kete dite shoqata organizoi nje takim perkujtimor pasi Profesori kishte edhe 100 vjetorin e lindjes. Ne kete takim mjeket folen per vitet e kaluara me profesorin duke e quajtur babain e otorinolaringologjise shqiptare. Gjithashtu ne takim bashkeshortja e Profesorit, Zj Hiqmet Zyma i dhuroi sherbimit O.R.L. nje portret te tij te bere nga ajo vete . Ajo falenderoi pjesemarresit te cilet i quajti te gjithe femije te Zymes, foli per 60 vjet jete te profesorit kushtuar mjekesise, per cilesite e tij te rralla si dashuria per koleget, kembengulja ne pune, thjeshtesia ne marredheniet me njerezit.

Qysh nga ajo dite sherbimi O.R.L. prane Q.S.U.T-se mban tabelen ‘SHERBIMI O.R.L. BESIM ZYMA’.